Ministry of Defence - Republic of Albania

03/17/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/17/2026 08:28

Ministri Nufi, vizitë në Forcën Tokësore: Fokusi te modernizimi i FA

Ministri Nufi, vizitë në Forcën Tokësore: Fokusi te modernizimi i FA

e martë, 17 mars 2026 15:22

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, zhvilloi vizitën e tij të parë, pas marrjes së detyrës, në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr, ku shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji u njoh nga afër me strukturat dhe kapacitetet e Forcave të Armatosura.

Fotogaleria

Gjatë vizitës në këtë njësi, e konsideruar si shtylla kurrizore e FA, ministri u njoh nga Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Petrit Cuni me përditshmërinë dhe punën e efektivëve si dhe me sfidat dhe prioritetet e tyre.

Në takimet me gjeneralë, efektivë dhe drejtues të forcës u prezantuan objektivat kryesore dhe funksionimi i strukturave të Forcës Tokësore. Ministri Nufi zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me shtabin dhe drejtuesit, ku u diskutua për vijimin e reformave dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.

Ministri i Mbrojtjes Vizita inspektoi edhe ambientet e qendrës taktike, rajonit stërvitor MADM si dhe Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, të vendosura në Komandën e Zall-Herrit, ku pati mundësi të shohë nga afër nivelin teknik dhe përgatitjen e trupave. Ministri u njoh edhe me llojet e ndryshme të armatimeve, pjesë e investimeve të fundit në FA siç është edhe sistemi raketor kundërtank "Javelin", i cili iu dorëzua Forcës Tokësore pak kohë më parë, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me SHBA.

Gjatë bisedës me drejtuesit e strukturave, ministri Nufi theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj uniformës dhe standardeve profesionale: "Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta duan uniformën dhe kur shikon një standard të tillë, na bën të ndihemi krenarë për nivelet teknike që kanë arritur Forcat e Armatosura shqiptare", theksoi ministri Nufi.

Gjatë vizitës u theksua angazhimi për forcimin dhe modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on March 17, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 17, 2026 at 14:28 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]