Results

Ministry of Defence - Republic of Albania

10/14/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/14/2025 02:16

AKMC në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, aktivitet ndërgjegjësues mbi parandalimim, përgatitjen dhe reagimin e koordinuar ndaj rreziqeve natyrore[...]

AKMC në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, aktivitet ndërgjegjësues mbi parandalimim, përgatitjen dhe reagimin e koordinuar ndaj rreziqeve natyrore dhe emergjencave

e martë, 14 tetor 2025 09:58

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, në kuadër të fushatës "Mbrojtja Civile në turne 2025", AKMC së bashku me UNDP Albania dhe Bashkinë e Elbasanit zhvilloi aktivitetin ndërgjegjësues për rëndësinë e parandalimit, përgatitjes dhe reagimit të koordinuar ndaj rreziqeve natyrore dhe emergjencave.

[Link]

Në aktivitet morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, si dhe përfaqësues nga Prefektura e Qarkut Elbasan dhe institucione të tjera vendore.

Gjatë aktivitetit, qytetarët u informuam dhe ndërgjegjësuam mbi mënyrat e mbrojtjes, veprimet që duhen ndërmarrë në situata emergjente dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Gjithashtu, qytetarët u njohën me pajisje të emergjencës, materiale ndërgjegjësuese, udhëzues praktikë dhe aktivitete ndërvepruese mbi mënyrat e reagimit në situata të rrezikut.

[Link]

Në vazhdim, u zhvillua një ndalesë në shkollën e mesme "Kostandin Kristoforidhi", ku u organizua një simulim i një emergjence nga zjarri. Nxënësit, nën drejtimin e mësuesve dhe ekipeve të zjarrfikësve, shërbimit të urgjencës mjekësore dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar, demonstruan mënyrat e evakuimit dhe reagimit në raste emergjente, duke treguar rëndësinë e njohjes së procedurave të mbrojtjes dhe vetëndihmës.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on October 14, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 14, 2025 at 08:16 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]