09/21/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/21/2025 05:24
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e saj estonez Margus Tsahkna.
Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi "mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n."
Postimi i Margus Tsahkna:
Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time, @elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë.
Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.
Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.