Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

07/15/2025 | Press release | Distributed by Public on 07/15/2025 06:42

Hasani me anëtarë të Bundestagut: “Rrisim bashkëpunimin dhe avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë”

Tiranë, 15 Korrik 2025 - Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në MEPJ mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, z. Tilman Kuban dhe z. David Preisendanz - pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

Përgjatë takimit, Ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera, Ministri Hasani shprehet se:

"Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane. Presim me padurim të çojmë k ëtë bashkëpunim edhe më përpara."

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on July 15, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 15, 2025 at 12:42 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at support@pubt.io