06/09/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/10/2026 02:27
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,z Ferit Hoxha zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian, Barry Ward, në parlamentin e Irlandës, në Dublin.
"Diskutimi ynë u përqendrua në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, agjendën më të gjerë të zgjerimit në një moment vendimtar për Evropën dhe rëndësinë e ruajtjes së një procesi anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon si vendet kandidate ashtu edhe Bashkimin Evropian" bëri të ditur ministri në lidhje me takimin.
Ai shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga përfaqësuesit e zgjedhur të Irlandës.
"Një mesazh i fortë dhe shumë i mirëpritur në lidhje me angazhimin e përbashkët për një Evropë të bashkuar, të sigurt dhe të begatë"-theksoi ai.