01/13/2026 | Press release | Distributed by Public on 01/13/2026 04:24
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përmbyllën me sukses procesin e konkurrimit dhe gradimit, në kuadër të të cilit u promovuan 15 oficerë të Forcave të Armatosura.
Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua ceremonia e gradimit për personelin ushtarak me gradat kolonel, nënkolonel, etj, që shërbejnë në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakë, familjarë etj.
Ministri i Mbrojtjes Vengu e cilësoi ceremoninë e gradimit një ditë të veçantë, ndërsa vlerësoi përkushtimin e tyre, profesionalizmin dhe punën e palodhur të ushtarakëve, të cilët me integritet, diligjencë, disiplinë dhe përgjegjësi i shërbejnë atdheut dhe sigurisë kombëtare, përballë çdo sfide të përditshme.
Gradat e reja, - tha ministri Vengu, - nuk përfaqësojnë vetëm një nivel më të lartë përgjegjësie, por edhe një vlerësim të merituar për kontributin e çmuar të ushtarakëve shqiptarë në çdo mision, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.
Ushtarakët e graduar:
Kolonel Nesti Resulaj
Kolonel Mevlan Gaxhaj
Kolonel Dhimitër Selmanaj
Kolonel Artur Grrica
Kolonel Orgest Shuraja
Kolonel Myslim Rrasa
Kolonel Euklid Jemini
Kolonel Gazmend Kulejmani
Kolonel Besim Lama
Nënkolonel Dorina Muraj
Nënkolonel Jetnor Zogu
Nënkolonel Erjon Hodaj
Major Ismet Pepa
Major Stela Brahaj
Toger Marvina Sula