Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/05/2026 03:54

Korridori VIII në Momentin Strategjik të Evropës: Tirana do të presë Forumin Ekonomik më 18 shkurt 2026

Evropa po hyn në një fazë vendimtare ku ndërlidhshmëria, qëndrueshmëria dhe integrimi rajonal po bëhen shtylla qendrore të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Korridori VIII Pan-Evropian, që lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi, po shfaqet si një nga projektet më strategjike të infrastrukturës dhe ndërlidhshmërisë për Evropën Juglindore dhe kontinentin më të gjerë evropian.

Bazuar në momentumin politik, korniza e Korridorit VIII po evoluon nga koordinimi drejt zbatimit konkret. Si një komponent thelbësor i Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (TEN-T), korridori ndërlidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ndërsa shtrihet drejt Italisë dhe Rumanisë, duke forcuar lidhjen rajonale, sigurinë kolektive dhe qëndrueshmërinë lindje-perëndim të Evropës.

Shqipëria luan një rol kyç në këtë transformim. Përmes modernizimit të rrjeteve kombëtare të transportit, zhvillimit të infrastrukturës portuale dhe logjistike, veçanërisht Portit të Durrsit, dhe investimeve në energji dhe lidhje dixhitale, Shqipëria po pozicionohet si një portë strategjike që lidh tregjet e Ballkanit Perëndimor me zinxhirët evropianë dhe globalë të furnizimit.

Një moment kyç në avancimin e kësaj axhende do të jetë Forumi Ekonomik i Korridorit VIII, që do të mbahet në Tiranë më 18 shkurt 2026, duke mbledhur së bashku autoritetet publike, institucionet evropiane, institucionet financiare ndërkombëtare dhe palët e interesuara të biznesit. Forumi do të përqendrohet në përkthimin e ndërlidhjes strategjike në projekte konkrete infrastrukturore dhe investimi, forcimin e lidhjeve të transportit, logjistikës dhe energjisë, përmirësimin e lehtësimit të tregtisë dhe efikasitetit kufitar, si dhe mobilizimin e instrumenteve evropiane dhe ndërkombëtare të financimit.

Avancimi i Korridorit VIII do të thotë përshpejtim i investimeve, thellim i bashkëpunimit rajonal dhe ofrim i përfitimeve të prekshme ekonomike për qytetarët dhe bizneset në të gjithë rajonin. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për të punuar me partnerët rajonalë dhe evropianë për ta transformuar Korridorin VIII në një motor të fuqishëm të integrimit, rritjes së qëndrueshme dhe prosperitetit të përbashkët.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 05, 2026 at 09:54 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]