06/04/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/04/2026 07:43
I nderuar deputet,
Ministria që unë drejtoj nuk merret ditë për ditë me Planin e Rritjes, nuk është detyrë e Ministrisë së Jashtme, ka një institucion të caktuar që merret me këtë dhe raportimi bëhet nga një Ministër tjetër. Megjithatë, në përgjigje të kërkesës suaj dhe duke patur parasysh mbikqyrjen politike të ecurisë së procesit, si pjesë e qenësishme e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, jam i gatshëm t'i përgjigjem interesit të deputetit dhe kuvendit.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda Kombëtare të Reformave është një prej proceseve më të rëndësishme dhe më përmbajtësore në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ky mekanizëm përfaqëson një instrument të ri dhe ambicioz të Bashkimit Evropian, i konceptuar për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike dhe institucionale të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, duke krijuar përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonomitë tona.
Plani ka një arkitekturë të veçantë, Plani i Rritjes mbivendoset në mënyrë të natyrshme dhe logjike me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo jo vetëm sepse të dy proceset synojnë të njëjtin transformim të vendit, por edhe sepse, në shumë raste, masat e parashikuara në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave përkojnë, janë komplementare ose plotësojnë drejtpërdrejt angazhimet që Shqipëria ka marrë dhe po zbaton në kuadër të negociatave të anëtarësimit.
Për Shqipërinë, paketa e përgjithshme arrin në 922 milionë euro për periudhën 2024-2027.
Agjenda Kombëtare e Reformave për Shqipërinë - e cila është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe institucionet kombëtare përgjegjëse - përfshin 31 reforma të zbërthyera në 143 hapa ose masa të organizuara në pesë fusha kryesore:
Më lejoni të përmend pesë aspekte kryesore të zbatimit dhe të progresit të Shqipërisë deri tani:
Së pari - arkitektura institucionale:
Në qendër është Koordinatori Kombëtar për RGF-në, drejtori i Përgjithshëm i SASPAC i cili njëkohësisht është edhe Koordinatori Kombëtar i fondeve IPA (KKIPA), si pika zyrtare e komunikimit me Komisionin Evropian.
Ministritë e linjës dhe institucionet lider të masave kanë ngritur grupe teknike të dedikuara, të udhëhequra nga zëvendës ministrat ose drejtuesi i institucionit. Ministria e Financave ka ndërtuar mekanizma të posaçëm për kontrollin financiar, auditimin, mbrojtjen kundër financimit të dyfishtë, konfliktit të interesit dhe mashtrimit.
Ky sistem funksionon mbi një cikël rigoroz monitorimi me
Mund t'ju them më siguri që kjo arkitekturë dhe ndërveprimi me BE-në janë vlerësuar në shkallë të lartë nga partnerët tanë.
Elementi i dytë - ecuria e zbatimit, pra çfarë është bërë deri tani:
Në këtë kuadër, progresi ka të bëjë me
Hapat e parealizuara nga raportimi i parë gëzojnë një kohë tolerance - grace period; 10 prej tyre e kanë afatin deri në 30 qershor 2026 - të cilat janë përmbushur tashmë - dhe 14 masa deri në 31 dhjetor 2026.
Elementi i tretë, progresi në ciklin e dytë të raportimit:
Në ciklin e dytë të raportimit, në dhjetor 2025, Shqipëria raportoi 21 hapa të tjerë.
Nga këto: 57% u vlerësuan si të përmbushura; duke sjellë një tjetër disbursim prej 49 milionë eurosh, 22.8 direkt në buxhetin e shtetit dhe 26.2 milionë euro shkojnë në fondin e përbashkët të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Në këtë fazë kemi qenë të përqendruar në sektorë kyçë si:
Së katërti - Shqipëria në raport me rajonin:
Rezultatet e Shqipërisë janë më të mirat në rajon. Ky nuk është vlerësimi ynë, është vlerësim i Komisionit Evropian. Dhe këto janë më të mirat në tre aspekte:
Ky është një tregues i seriozitetit institucional por edhe i kapacitetit që ka administrata publike shqiptare, institucionet shqiptare, për të menaxhuar instrumente komplekse evropiane.
Njëkohësisht, përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), një portofol investimesh me rëndësi të lartë strategjike për pozicionimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian dhe transformimit ekonomik, janë financuar projekte strategjike me vlerë deri tani 87.6 milionë euro. Dhe këto kanë të bëjnë me:
Vetëm dy javë më parë, më 20 maj 2026, Komisioni Evropian vuri në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë. Kjo është kërkesa e tretë për pagesë dhe është pjesë e vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit.
Në total, deri më tani, Shqipëria ka realizuar 33 hapa, Mali i Zi 32, Maqedonia e Veriut 22.
Pas këtij disbursimi të fundit që është bërë në maj, shuma totale e disbursuar në kuadër të këtij instrumenti, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Po flas për vendet që janë të përfshira.
Së pesti, së fundmi por jo më së paku - impakti i reformave:
Në mënyrë të integruar, kjo paketë investimesh përshpejton konvergjencën me standardet e Bashkimit Evropian dhe konsolidon rolin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal.
Ky progres duhet parë edhe në kontekstin më të gjerë rajonal, ku bashkëpunimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor ka hyrë në një fazë operacionale përmes krijimit të Tregut Rajonal të Përbashkët, krijimit të Korsive të Gjelbëra dhe mekanizmave të mobilitetit.
Vetëm në vitin 2025, përmes sistemit SEED+, janë kursyer rreth 12 vite kohë pritjeje kumulative në kufij për transportin e mallrave, ndërsa janë avancuar mekanizmat e njohjes së Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar dhe harmonizimi i menaxhimit të rrezikut doganor.
Një element i rëndësishëm në këtë drejtim është qasja e integrimit gradual përmes këtyre mekanizmave të BE-së dhe atyre të bashkëpunimit rajonal, të cilët jo vetëm ndihmojnë ngushtimin e hendekut zhvillimor dhe rritjen e konvergjencës me Tregun e Përbashkët të BE-së, por edhe i bëjnë më të prekshme përfitimet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë përpara se vendi ynë dhe vendet e tjera të Rajonit të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.
Të gjithë e kemi parasysh dhe efektet po ndjehen tashmë sesi SEPA, Free Wifi for Western Balkans, heqja e tarifave të Roamingut në planin rajonal dhe plani i BE-së për ta shtrirë sa më parë edhe me vendet anëtare, përmes nismës Roam like at Home, do të mund të na bëjnë përditë e më shumë aksesin e qytetarëve ndaj shërbimeve cilësore.
Natyrisht, kemi ende hapa për të përmbushur.
Mekanizmi i Facilitetit është ndërtuar mbi logjikën e progresit të vazhdueshëm. Çdo masë duhet të shoqerohet me evidenca se si është zbatuar dhe performancë në përmbushjen e saj.
Impakti i tyre në jetën e përditshme të qytetarëve e bizneseve është fjala kyçe.
Për këtë arsye janë forcuar mekanizmat e monitorimit, dialogu teknik me Komisionin Evropian dhe planet individuale të zbatimit dhe komunikimit për çdo institucion.
Objektivi mbetet i qartë:
Ne e konsiderojme Planin e Rritjes dhe Agjendën Kombëtare të Reformave si mundësi reale për modernizimin e shtetit dhe vendit dhe përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.
Në këtë proces, përgjegjësia jonë është të ruajmë vendosmërinë, ritmin e reformave dhe besueshmërinë që Shqipëria ka ndërtuar e po forcon me partnerët evropianë.
Ky është një investim strategjik për të ndërtuar një vend më modern, më konkurrues, më demokratik dhe më të integruar në familjen evropiane.
Faleminderit