Ministry of Defence - Republic of Albania

06/08/2025 | Press release | Distributed by Public on 06/08/2025 11:31

Dita e fundit e “Defender 25” Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

Dita e fundit e "Defender 25" Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

e diel, 08 qershor 2025 19:29

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe "Defender 2025".

Ministri Vengu u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinant Dimo, si dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Ardian Lilo.

Gjatë vizitës, Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerë të lartë të FA-së ndoqën nga afër demonstrimet taktike dhe angazhimin e trupave të përqendruara në terren, në kuadër të fazës përmbyllëse të stërvitjes.

Në vijim, gjeneralbrigade Lilo informoi Ministrin përmes një prezantimi gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet e "Defender 25", duke përfshirë fazën përgatitore, konferencat planifikuese, pjesëmarrjen ndërkombëtare, objektivat strategjike, kapacitetet e angazhuara si dhe mësimet e nxjerra nga zhvillimi i saj.

Me këtë rast, Ministri Vengu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për të gjithë efektivët pjesëmarrës, duke vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të treguar gjatë të gjitha fazave të stërvitjes.

Vizita u përmbyll me një drekë të përbashkët të Ministrit me trupat, si shenjë respekti dhe motivimi për angazhimin e tyre në këtë stërvitje të rëndësishme ushtarake.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on June 08, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 08, 2025 at 17:31 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at support@pubt.io