06/27/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/27/2026 11:27
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku u prit fillimisht nga homologu i tij kroat Gordan Grlić Radman.
Në një postim në X, Ministri Hoxha e cilësoi këtë forum një platformë të rëndësishme për dialog mbi të ardhmen e Evropës, si dhe për sigurinë rajonale dhe sfidat globale.
"Ky edicion i 19-të i Forumit është i përqendruar në temën: _Epoka e Multipolaritetit: Shumë Drejtime, Një e Ardhme_. Megjithatë, për Shqipërinë ka vetëm një drejtim që të çon drejt të ardhmes sonë: anëtarësimi në BE", shkroi Hoxha.
Ndërsa përparojmë në këtë rrugë, tha Ministri i Jashtëm, ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen e vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë për të ndërtuar një Evropë më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të begatë.