Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

07/12/2025 | Press release | Archived content

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit, Hasani: “Historia na mëson se aty ku ka urrejtje dhe përçarje, pason vetëm katastrofa — këtë mësim[...]

Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, 11 Korrik 2025 - Gjatë një vizite njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës - një nga ngjarjet më të rënda të historisë së afërt evropiane, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Në këtë kuadër, ceremonia e sotme mblodhi krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në kuadër të vizitës, Ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij, z. Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me z. Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on July 12, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 14, 2025 at 07:37 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]