Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

11/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 11/11/2026 13:30

Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Francën pas sulmeve kibernetike, autorët duhet të japin llogari

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me Francën, pas sulmeve kibernetike shkatërruese dhe të një shkalle të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Në reagimin e tij, ministri Hoxha thekson se Shqipëria e njeh mirë, nga përvoja e saj, natyrën dhe seriozitetin e kërcënimeve me të cilat po përballet sot Franca.

Ai kujton se në vitin 2022, Shqipëria u bë vetë objektiv i operacioneve kibernetike brutale dhe shkatërruese, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë.

Ministri Hoxha nënvizon se sulmet kibernetike të sponsorizuara apo të mbështetura nga shtetet nuk mund të normalizohen, të tolerohen apo të shndërrohen në instrumente kërcënimi pa pasoja për autorët e tyre.

Duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike, ai shprehet se një sulm ndaj saj përbën një sulm ndaj vetë funksionimit dhe sigurisë së një shoqërie, pavarësisht nëse kryhet përmes eksplozivëve apo kodit keqdashës.

Në përfundim, ministri Hoxha nënvizon nevojën për një Evropë të bashkuar, për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe për garantimin që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on November 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on November 11, 2026 at 19:30 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]