07/23/2025 | Press release | Distributed by Public on 07/23/2025 13:46
Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, ka zhvilluar sot një vizitë në Bazën Ajrore të Farkës, ku falënderoi nga afër pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225M , të ardhur në ndihmë të Shqipërisë për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.
[Link]
Fotogaleria
Kjo mbështetje është bërë e mundur në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian dhe përbën një dëshmi të qartë të solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në menaxhimin e emergjencave natyrore.
Ministri Vengu theksoi rëndësinë e vigjilencës maksimale në orët dhe ditët në vijim, duke vlerësuar njëkohësisht përkushtimin dhe profesionalizmin e mbi 1300 efektivëve civilë dhe ushtarakë të angazhuar në terren për përballimin e situatës me zjarret dhe temperaturat ekstreme.