Ministry of Defence - Republic of Albania

02/13/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/13/2026 10:37

Konferenca e Sigurisë e Mynihut mundëson avancimin e dialogut strategjik Shqipëri - Kroaci - Kosovë

Konferenca e Sigurisë e Mynihut mundëson avancimin e dialogut strategjik Shqipëri - Kroaci - Kosovë

e premte, 13 shkurt 2026 17:35

Takimi i radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës u zhvillua në Mynih, duke konfirmuar vijimësinë e dialogut strategjik dhe koordinimit në fushën e Sigurisë.

[Link]

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u takua me homologun kroat Ivan Anušić dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, në një moment kur mjedisi i sigurisë në Evropë dhe rajon karakterizohet nga dinamika të shtuara dhe nevoja për përgjigje të koordinuara.

[Link]

Diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e përbashkët, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse.

[Link]

Takimi rikonfirmoi vullnetin politik të tre vendeve për të vepruar si faktorë stabiliteti në rajon, për të forcuar sigurinë kolektive dhe për të kontribuar në arkitekturën euroatlantike të sigurisë përmes partneriteteve konkrete dhe rezultateve të matshme.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on February 13, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 13, 2026 at 16:37 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]