Ministry of Defence - Republic of Albania

09/16/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/16/2025 10:35

Ministri Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë, Gjeneralin Grynkewich

Ministri Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë, Gjeneralin Grynkewich

e martë, 16 shtator 2025 18:29

[Link]Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, i cili ndodhet për herë të parë në një vizitë zyrtare, në Shqipëri.

Takimi u zhvillua në prag të mbledhjes së vendeve të Kartës së Adriatikut (A5) në Tiranë. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Juglindore.

Ministri Vengu dhe gjenerali Grynkewich diskutuan mbi investimet që Shqipëria po ndërmerr në industrinë dhe infrastrukturën kritike, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe reaguese të vendit, në përputhje me angazhimet e marra në Samitin e Hagës.

"Inovacioni do të jetë në qendër të modernizimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe industriale, duke mbështetur njëkohësisht edhe misionet e NATO-s dhe BE-së, ku Shqipëria kontribuon aktualisht, veçanërisht në KFOR." - theksoi ministri Vengu.

Vizita e komandantit Suprem të Aleancës nënvizon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë rajonale dhe Euroatlantike.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 16, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 16, 2025 at 16:35 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]