Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

07/14/2025 | Press release | Distributed by Public on 07/14/2025 05:46

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Tiranë, 14 Korrik 2025 - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani ka mikpritur sot në mjediset e MEPJ, Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, znj. Olha Stefanishyna - njëherësh Ministre e Drejtësisë dhe Kryenegociatore.

"Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën - si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik." - shprehet Ministri Hasani përmes një publikimi në rrjet social.

Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona:

"Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane." - shtoi ai.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on July 14, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 14, 2025 at 11:47 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]