Ministry of Defence - Republic of Albania

04/15/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/15/2026 10:40

Zagreb, ministri Nufi takon homologun kroat: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Zagreb, ministri Nufi takon homologun kroat: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

e mërkurë, 15 prill 2026 18:37

Në Zagreb, ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, takoi ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, z. Ivan Anušić. Takimi konfirmoi edhe një herë afrimin mes dy vendeve si aleatë në kuadër të NATO.

Fotogaleria


Gjatë diskutimeve u trajtuan tema që lidhen drejtpërdrejt me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Dy ministrat konfirmuan gatishmërinë për të ecur së bashku në rrugën e zhvillimit të kapaciteteve dhe të industrisë ushtarake.

Në këtë kuadër, deklarata trepalëshe mes Shqipëria, Kosova dhe Kroacia synon të nxisë jo vetëm koordinimin strategjik, por edhe zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë te industria e mbrojtjes.


Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi, u shpreh ministri Nufi, duke shtuar se Shqipëria luan dhe do të vijojë të luajë një rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe duke thelluar koordinimin me Brukseli, në funksion të një rajoni më të sigurt dhe një të ardhmeje të përbashkët euro-atlantike.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, z. Anušić, shprehu vlerësimin për rolin e Shqipërisë dhe ecurinë e dukshme në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on April 15, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 15, 2026 at 16:40 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]