Ministry of Defence - Republic of Albania

02/27/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/27/2026 08:09

Forca Tokësore pajiset me sistemin raketor “Javelin”, ministri Vengu: Mesazh qartësie strategjike e partneritetit me SHBA

Forca Tokësore pajiset me sistemin raketor "Javelin", ministri Vengu: Mesazh qartësie strategjike e partneritetit me SHBA

e premte, 27 shkurt 2026 15:00

Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemit raketor "Javelin", një kapacitet i ri për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me SHBA.

Fotogaleria

Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjenerallejtënant Arben Kingji së bashku me drejtues dhe efektivë të Forcës Tokësore.

Në fjalën e tij, ministri Vengu theksoi se dorëzimi i sistemit "Javelin" përfaqëson një moment të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në partneritetin strategjik me SHBA:
"Sot dorëzojmë në Forcën Tokësore sistemin Javelin, në tërësinë e këtij komponenti të porositur prej vitesh dhe pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA. Ky sistem nuk është thjesht një simbol force dhe kapaciteti, por edhe një mesazh qartësie strategjike", - u shpreh ai.

[Link]

Ministri theksoi se investimet në Mbrojtje janë një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e krizave: "Kostoja e përgatitjes është gjithnjë më e vogël sesa kostoja e papërgatitjes. Shqipëria ka zgjedhur të investojë në kohë paqeje, me plan dhe disiplinë buxhetore, për të rritur besueshmërinë dhe për të shkurajuar rreziqet me kapacitete reale", - tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi gjithashtu se forcimi i kapaciteteve ushtarake ka karakter mbrojtës: "Shqipëria nuk armatoset për të sulmuar askënd, por në mënyrë që askush të mos e vërë në provë", - u shpreh ministri.
Ministri Vengu u shpreh se ka patur privilegjin të drejtojë këtë ministri, duke e cilësuar gjithashtu Mbrojtjen si një shtyllë të shtetit.

Nga ana e saj, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn e cilësoi furnizimin me raketat "Javelin" si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e partneritetit të sigurisë mes dy vendeve: "Furnizimi i këtyre raketave Javelin nga Shtetet e Bashkuara është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë për sigurinë rajonale dhe forcën e aleancës së NATO", - tha ajo.

[Link]

VanHorn theksoi se, sistemi përfaqëson teknologji të avancuar ushtarake dhe rrit aftësitë operacionale të forcave që e përdorin: "Këto sisteme u mundësojnë operatorëve të zhvendosen menjëherë pas gjuajtjes dhe kanë aftësi sulmi nga lart, duke goditur pikën më të dobët të blindimit armik", - u shpreh ajo. Diplomatja amerikane nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së investimeve në Mbrojtje dhe modernizimin ushtarak në kuadër të përgjegjësive të përbashkëta të aleatëve duke vlerësuar kontributin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare.

[Link]

"Javelin" është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake. Shqipëria e ka porositur sistemin "Javelin" në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales - FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on February 27, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 27, 2026 at 14:09 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]