11/11/2025 | Press release | Distributed by Public on 11/11/2025 09:22
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja.
Në senatin spanjoll, thekson Spiropali, spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkohë Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.
Postimi i Spiropalit:
Bienvenidos a Tirana!
Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.
Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.