04/13/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/13/2026 13:55
Ministri Hoxha mori pjesë në hapjen e Samitit IV të Diasporës ku u vlerësua kontributi i rëndësishëm i diasporës shqiptare në botë.
Ministri Hoxha postim në rrjetin social X:
Samiti i IV-të i #Diasporës nisi me Mbrëmjen e Dekorimeve nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Duke nderuar më të mirët, #Shqipëria nderon vetveten, sepse diaspora jonë është Shqipëria tjetër, përtej kufijve.
Një moment i veçantë reflektimi dhe mirënjohjeje për të nderuar #kontributet e jashtëzakonshme të atyre që me punën, talentin dhe përkushtimin e tyre, kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në botë.
Jo vetëm fjalë të mira, por mirënjohje konkrete, mbresëlënëse dhe e pashlyeshme, për histori suksesi që frymëzojnë, për modele që bashkojnë dhe për ura që lidhin Shqipërinë me botën, dëshmia më e gjallë se vlerat tona udhëtojnë larg, por mbeten gjithmonë të rrënjosura fort në identitetin tonë të përbashkët.
Shumë mirënjohje dhe përgëzime për të gjithë #laureatët, por edhe një premtim për çdokënd: Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë të vetëve, kudo ku ata janë.