Ministry of Defence - Republic of Albania

01/30/2026 | Press release | Distributed by Public on 01/30/2026 08:05

Tre gjeneralë të rinj i shtohen lidershipit të Forcave të Armatosura

Tre gjeneralë të rinj i shtohen lidershipit të Forcave të Armatosura

e premte, 30 janar 2026 13:41

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm u zhvillua ceremonia e gradimit të tre gjeneralëve të rinj të Forcave të Armatosura.

Fotogaleria

Grada madhore "Gjeneral Brigade", me dekret të presidentit të Republikës Bajram Begaj, iu akordua kolonelëve Razije Mehmeti, Fatmir Neziraj dhe Edmond Voci, në vlerësim të kontributit të tyre në drejtimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe drejtues të tjerë të lartë ushtarakë dhe civilë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se niveleve drejtuese të Forcave të Armatosura u shtohen tre gjeneralë të rinj, të cilët përfaqësojnë tre rrugëtime të veçanta në forcë dhe tre profesionistë të dedikuar ndaj uniformës dhe Atdheut.

Ai u uroi suksese në këtë përgjegjësi të re, duke theksuar se me përkushtimin e tyre do t'i shtojnë vlera forcës dhe do të shërbejnë si shembull frymëzimi për ushtarakët e rinj.

Gradimi i tre gjeneralëve konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve drejtuese të Forcave të Armatosura dhe në vijimin e procesit të modernizimit të tyre.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on January 30, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on January 30, 2026 at 14:05 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]