12/07/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/07/2025 09:53
Kontakt
Rruga e Kavajes,Nr. 1001,Tirane,Shqiperi
[email protected]
+355 4 2376 178
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përmbyllur Vlerësimin e Jashtëm të Përbashkët (Joint External Evaluation - JEE), duke e renditur Shqipërinë ndër katër vendet në Europë që aplikojnë versionin më të ri të këtij instrumenti, JEE 2021.
Procesi u zhvillua me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan 19 fusha kyçe të kapaciteteve kombëtare për sigurinë shëndetësore. Vlerësimi përfshiu survejancën, laboratorët, biosigurinë, menaxhimin e emergjencave, komunikimin e riskut, sigurinë ushqimore dhe komponentë të tjerë thelbësorë për gatishmërinë ndaj rreziqeve shëndetësore.
Gjatë vizitave në terren dhe takimeve me ekipet multisektoriale, u analizuan pikat e forta, sfidat dhe nevojat për ndërhyrje të mëtejshme, duke ofruar një pasqyrë të plotë të kapaciteteve aktuale të vendit.
Gjetjet e JEE do të shërbejnë si bazë për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore, i cili do të udhëheqë hapat e ardhshëm për forcimin e mëtejshëm të sistemit dhe rritjen e përgatitjes së Shqipërisë ndaj çdo emergjence shëndetësore.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.