Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/08/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/08/2025 07:52

Ministri Hasani takim me homologun qipriot: “Qipro, partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian”

Tiranë, 8 shtator 2025 - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, priti sot në Tiranë Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, z. Constantinos Kombos, i ftuar i nderit në Konferencën e Ambasadorëve Shqiptarë #Diplo2025.

Në qendër të bisedës ishte rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ministri Hasani nënvizoi se integrimi evropian është prioritet kombëtar dhe theksoi rolin që do të ketë Presidenca e ardhshme e Qipros në Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2026:

"Presim të thellojmë bashkëpunimin me Qipron gjatë Presidencës së saj, një moment kyç për të avancuar integrimin e Shqipërisë."

Takimi u fokusua gjithashtu tek forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fusha si ekonomia, turizmi, energjia dhe lidhjet tregtare, si dhe tek mundësitë për projekte të përbashkëta me interes për të dy vendet.

Vizita e Ministrit Kombos në Tiranë shënon një hap të ri në bashkëpunimin politik midis Shqipërisë dhe Qipros, në prag të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 08, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 08, 2025 at 13:52 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]