Ministry of Defence - Republic of Albania

02/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/11/2026 07:02

Takimi trepalësh ndërmjet shefave të shtabeve të përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe komandantit të Forcës Sigurisë së Republikës së Kosovës

Takimi trepalësh ndërmjet shefave të shtabeve të përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe komandantit të Forcës Sigurisë së Republikës së Kosovës

e mërkurë, 11 shkurt 2026 13:59

Në datë 11 shkurt 2026 shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti në qytetin e Shkodrës takimin trepalësh në nivel të Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë, gjenerallejtënant Tihomir Kundid, dhe Republikës së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Fotogaleria

[Link]

Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet tre vendeve është i konsoliduar dhe përfshin fushat si stërvitjet, trajnimet, operacionet dhe pjesëmarrjen në iniciativa rajonale. Nisur nga sfidat e reja të sigurisë, kërcënimet hibride në rritje dhe rreziqe të tjera, që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, kërkohet një intensifikim i këtij bashkëpunimi duke gjeneruar dhe shfrytëzuar sinergjitë.

Qëllimi i takimit trepalësh ishte të identifikohen fushat konkrete të bashkëpunimit ushtarak, që mund të përmirësojnë ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të armatosura të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Fokus ishte vendosja e mekanizmave praktike për koordinim dhe stërvitje të përbashkët, që ndikojnë direkt në efektivitetin operacional.

Një tjetër prioritet ishte zhvillimi i kapaciteteve ushtarake në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s, angazhimet e Samitit të Hagës 2025 dhe Busullën Strategjike të Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton implementimin e planeve dhe projekteve, që përforcojnë aftësitë operacionale dhe përgatitjen për misione të përbashkëta në kuadër të Aleancës.

Shefat e Shtabeve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Kroacisë dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit për zhvillimin e stërvitjeve trelaterale konkrete për vitin 2026 dhe në vijimësi.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on February 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 11, 2026 at 13:02 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]