Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

05/04/2026 | Press release | Distributed by Public on 05/04/2026 05:53

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, pret në takim Ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, pret në takim Ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri Sh.T. Z. Barış Erciyes.

Postim i plotë në X:

Sot pata kënaqësinë të mirëprisja, në një takim të parë, Ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Shqipëri, Sh.T. Z. Barış Erciyes.

Rikonfirmuam partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e të konsoliduara ndër vite ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, të bazuara në respekt të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim të ngushtë, si dhe në lidhjet tona të përbashkëta historike e kulturore dhe interesat e përputhura si aleatë në NATO.

Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh për të shfrytëzuar potencialet ende të pashfrytëzuara në sektorë kyç, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, infrastrukturën, turizmin, arsimin dhe zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, shqyrtuam mënyrat për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, duke u mbështetur në praninë e fortë dhe dinamike të bizneseve turke në Shqipëri.

Theksuam rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme dhe të koordinuara për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me Ambasadorin Erciyes për të thelluar më tej partneritetin tonë dhe për të çuar përpara prioritetet tona të përbashkëta.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2051218934267879770?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on May 04, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on May 04, 2026 at 11:54 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]