Ministry of Health - Republic of Albania

02/20/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/20/2026 07:31

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

20 Shkurt 2026

Newsroom

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

20 Shkurt 2026

Pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u mblodh Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e fakteve dhe rrethanave të reja të lindura pas marrjes së vendimit gjyqësor të formës së prerë për gjyqfituesin në listëpritje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Kostandin Vako.
Komisioni i Posaçëm konstatoi mundësinë e sistemimit në një pozicion të rregullt në shërbim civil, duke e rikthyer z. Kostandin Vako në pozicionin e mëparshëm i cili u konstatua si vakant dhe vendosi t'i propozojë këtij të fundit rikthimin në punë, në pozicionin:
- Specialist, në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kërkon nga z. Vako të vendosi në dispozicion të saj:
- Jetëshkrimin;
- Diploma/ Dëshmi të kualifikimeve që zotëroni;
- Kopje të librezës suaj të punës;
- Certifikatë "Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik" (nëse e zotëroni).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vendosi që njoftimi i propozimit për sistemimin e z. Kostandin Vako të bëhet me anë të shpalljes, sipas parashikimeve në nenin 162 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi zarfi postar i pakomunikuar është kthyer me shënimin përkatës të shërbimit postar "Adresë e pamjaftueshme" dhe çdo mënyrë tjetër njoftimi ka rezultuar e pamundur apo e papërshtatshme.

Kjo shpallje do të qëndrojë e afishuar deri më datë 02.03.2026, në zbatim të afatit 10 ditë të parashikuar nga neni 162 i Kodit të Procedurave Administrative.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Aksesibiliteti

×

Madhesia e Tekstit

A+ Zmadho A- Zvogelo

Profilet dhe Kontrasti

Disleksia Kontrast i Larte Kontrast i Ulet

Mjete Leximi

Udhezues Leximi
Maske Leximi
Hapesire me e Madhe

Navigimi

Navigimi me TAB
Evidento Linqet
Kthe ne gjendjen fillestare
Ministry of Health - Republic of Albania published this content on February 20, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 20, 2026 at 13:31 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]