Results

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/24/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/24/2026 08:07

*Katër vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori nuk mund ta mposhtë lirinë, Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas*

*Reagim i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme SH.S.ZNJ. Elisa Spiropali*

Katër vjet, pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon, se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.

Ukraina nuk është vetëm!

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 24, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 24, 2026 at 14:07 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]