07/28/2025 | Press release | Distributed by Public on 07/28/2025 06:33
28.7.2025
Gjenerata Z i ka sozitë e veta onlajn - dhe shumica e tyre nuk e dinë se të dhënat e tyre mund të klonohen dhe shiten fshehurazi pa pëlqimin e tyre.
Me fushatën e re ndërkombëtare #OwnYourWorld, Dojçe Telekom i zbulon kërcënimet e fshehura digjitale - duke treguar se si të dhënat personale mund të dublohen, keqpërdoren dhe shfrytëzohen. Fushata, e cila është aktive në nëntë tregje në Evropë ku është i pranishëm Dojçe Telekomi, përfshirë Maqedoninë, e rrit ndërgjegjësimin, fillon diskutime dhe i inkurajon të rinjtë të marrin më shumë kontroll mbi jetën e tyre digjitale.
"Mundësia për të zotëruar identitetin tuaj onlajn duhet të jetë një e drejtë themelore. Ne e dimë që dija është fuqi. Kjo është arsyeja pse duam t'i ofrojmë Gjeneratës Z njohuritë dhe vetëbesimin që u nevojitet për të 'aktivizuar modalitetin e privatësisë' në jetën e tyre digjitale", thotë Ulrih Klenke, Drejtori kryesor i brendit në Dojçe Telekom.
Një anketë e re* e porositur nga Dojçe Telekom zbulon se mbi 90% e Gjeneratës evropiane Z janë të shqetësuar për privatësinë e tyre digjitale. Pavarësisht se janë rritur në internet, shumë prej tyre nuk janë të përgatitur të përballen me këtë çështje, me vetëm më pak se 7% që ndihen të sigurt në menaxhimin e privatësisë së të dhënave të tyre. Anketa tregon gjithashtu se mbi 70% e Gjeneratës Z do të donin të kishin më shumë informacion mbi vetëmbrojtjen.
Zbulimi i realitetit
Dojçe Telekom e zbulon realitetin e dyshes përmes një videoklipi dhe kënge, të krijuara në bashkëpunim me artisten VTSS (Martina Maja), një producente dhe DJ polake e teknos e njohur për përzierjen e zhanreve muzikore.
"Shumë prej nesh ndihen të shqetësuar për sa shumë nga vetja jonë jeton onlajn dhe sa pak kontroll kemi mbi të," komenton VTSS. "Ky projekt e kap këtë në mënyrë krijuese - duke e vendosur këtë përvojë para një pasqyre, me shpresën se do t'i ndihmojë njerëzit të ndihen të parë."
Videoja e vizualizon problemin përmes një rrëfimi të guximshëm, duke përdorur përmbajtje në stilin e "brain rot" për të treguar se si ndihesh kur identiteti yt digjital fillon të të rrëshqasë nga duart.
Platforma digjitale ownyourworld.online
Dojçe Telekom e ka lançoi platformën digjitale, ownyourworld.online, e cila përmban një seri masterklasash të shkurtra të hartuara për të ndihmuar të rinjtë të marrin kontrollin mbi jetën e tyre digjitale.
E udhëhequr nga VTSS dhe e ndërtuar rreth temave të individualitetit dhe identitetit onlajn, seria transformon tema komplekse - nga gjurmimi i të dhënave deri te ndikimi algoritmik - në përmbajtje që mund të përdoret shpejt dhe lehtë.
Përmbajtja është falas, me tema javore dhe përmbajtje argëtuese dhe edukative të hartuara për platformat sociale duke përfshirë TikTok, Instagram, YouTube, Reddit, Twitch dhe Snapchat. Përmbajtja është gjithashtu e disponueshme përmes platformës Electronic Beats.
#OwnYourWorld është pjesë e angazhimit afatgjatë të Dojçe Telekomit për t'i mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë e Gjeneratës Z që të lundrojnë në jetën e tyre onlajn me më shumë besim dhe kontroll.
Për ata që duan të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në mbrojtjen e identitetit të tyre digjital, faqja e internetit "Digitally Secure" ("Digjitalisht të sigurt") e Dojçe Telekomit ofron këshilla praktike, vegla dhe këshilla nga ekspertët mbi privatësinë e të dhënave dhe sigurinë onlajn. Mësoni më shumë në telekom.com/en/company/data-privacy-and-security/digitally-secure.
________________________________________
Morën pjesë:
Koncepti kreativ: INGO, Stokholm
Strategjia e talenteve dhe supervizionit muzikor: X&Berlin - Universal Music Publishing Group, Berlin
Regjia: Shardinski, Paris
*Burimi: Savanta, 2025
Hulumtimi u krye nga Savanta, e porositur nga Dojçe Telekom
Publikuar më 20.6.2025.
1,795 të anketuar
Të moshës 16 deri në 26 vjeç
Nga 7 tregje (Mbretëria e Bashkuar, Austria, Sllovakia, Republika Çeke, Kroacia, Polonia, Gjermania)