Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

05/28/2026 | Press release | Distributed by Public on 05/28/2026 08:34

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, reagon Ministri Hoxha: ”Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Kievi dhe mbështetja[...]

"Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm'', -deklaroi ministri Hoxha.

''Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike'', - vijoi më tej ai.

''Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi ne Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi", - theksoi ai.

''Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile'', - shtoi ministri në fjalën e tij.

Ministri theksoi se e vetmja rrugë përpara është t'i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Ai bëri gjithashtu me dije se ky qëndrim iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on May 28, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on May 28, 2026 at 14:34 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]