Ministry of Defence - Republic of Albania

08/06/2025 | Press release | Distributed by Public on 08/06/2025 03:23

Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

e mërkurë, 06 gusht 2025 11:03

[Link]

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm 1 mbetet aktive.

Vatra aktive:

- Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese rrufeje dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Zjarre të shuar:

- Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
- Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër, Skrapar.
- Në fshatin Gurë-Lurë, Parku Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
- Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
- Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
- Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacionale.
- Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
- Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
- Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
- Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.

Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on August 06, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on August 06, 2025 at 09:23 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]