Ministry of Health - Republic of Albania

12/26/2025 | Press release | Archived content

Ministrja Sala inspekton Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut: Forcim i kapaciteteve dhe rritje e cilësisë në shërbimin e transfuzionit

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Ministrja Sala inspekton Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut: Forcim i kapaciteteve dhe rritje e cilësisë në shërbimin e transfuzionit

26 Dhjetor 2025

Newsroom

Ministrja Sala inspekton Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut: Forcim i kapaciteteve dhe rritje e cilësisë në shërbimin e transfuzionit

26 Dhjetor 2025

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, inspektoi Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku ndoqi nga afër investimet moderne që po forcojnë sigurinë dhe cilësinë e shërbimit të transfuzionit në vend.

Gjatë vitit 2025, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka realizuar investime kyçe që kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si funksionon shërbimi i transfuzionit të gjakut.

Investimi në pajisjen e re për gjenotipizimin e grupeve të gjakut, u vjen në ndihmë pacientëve me nevoja të veçanta transfuzionale dhe kontribuon drejtpërdrejt në parandalimin e sëmundjes hemolitike të fetusit dhe të porsalindurit.

Paralelisht, proceset e dhurimit, testimit dhe shpërndarjes së gjakut janë tashmë plotësisht të digjitalizuara, duke garantuar gjurmueshmëri, efikasitet dhe siguri në çdo hap të shërbimit.

Centralizimi dhe automatizimi i testimit të grupeve të gjakut kanë rritur ndjeshëm cilësinë e analizave, duke ulur rrezikun e gabimit njerëzor.

Ministrja Sala theksoi se këto investime janë pjesë e një vizioni të qartë për modernizimin e shërbimeve shëndetësore dhe për garantimin e një sistemi transfuzioni të sigurt për çdo qytetar.

"Këto investime nuk janë thjesht teknologji e re, por garanci për sigurinë e pacientëve. Përmes automatizimit dhe digitalizimit po ndërtojmë një shërbim transfuzioni më të besueshëm, më cilësor dhe në shërbim të jetës", theksoi ministrja Sala.

Falë këtyre përmirësimeve dhe rritjes së ndërgjegjësimit qytetar, gjatë vitit 2025 numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut është rritur me 12%, duke arritur në 16.5 dhurime për 1000 banorë, krahasuar me një vit më parë.

Ky tregues konfirmon forcimin e Bankës së Gjakut dhe garantimin e gatishmërisë 24/7 për të përballuar nevojat e sistemit shëndetësor.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ministry of Health - Republic of Albania published this content on December 26, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on December 29, 2025 at 15:24 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]