Ministry of Health - Republic of Albania

12/13/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/13/2025 13:54

Rriten kapacitet në Spitalin Onkologjik, ministrja Sala: Ky është vetëm hapi i parë, vijojmë investimet

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Rriten kapacitet në Spitalin Onkologjik, ministrja Sala: Ky është vetëm hapi i parë, vijojmë investimet

13 Dhjetor 2025

Newsroom

Rriten kapacitet në Spitalin Onkologjik, ministrja Sala: Ky është vetëm hapi i parë, vijojmë investimet

13 Dhjetor 2025

Në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" po rriten kapacitetet dhe efikasiteti i shërbimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe shefi i Shërbimit Onkologjik, dr. Helidon Nina, inspektoi ambientet e reja të Shërbimit të Kemioterapisë, ku tashmë funksionojnë tre salla të dedikuara që ofrojnë trajtim për rreth 100 pacientë ditorë, ndërkohë që po punohet për hapjen e sallës së katërt.

Si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me donatorë, kapacitetet e kemioterapisë kanë shkuar në 30 poltrona të posaçëm, të cilat pritet të dyfishohen shumë shpejt, duke rritur efikasitetin në menaxhim dhe lehtësuar ndjeshëm fluksin e pacientëve.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi kontributin e donatorëve dhe falënderoi stafin mjekësor për vijimin e shërbimit pa ndërprerje edhe gjatë punimeve për hapjen e sallës së re dhe ndërhyrjet në dy sallat ekzistuese.

Ministrja theksoi se investimet do të vijojnë, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve dhe në garantimin e barnave onkologjike.

"Ky është vetëm hapi i parë. Puna për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit në Spitalin Onkologjik vijon në mënyrë sistematike, me investime si në rritjen e kapaciteteve ashtu edhe në garantimin e barnave onkologjike.

Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo pacient.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ministry of Health - Republic of Albania published this content on December 13, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on December 13, 2025 at 19:54 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]