Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/07/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/07/2026 14:59

Mesazh urimi nga homologu Konjufca, Ministri Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori sot një mesazh urimi për detyrën e tij të re nga Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.

Në urimin e tij, Ministri Konjufca theksoi se "Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta."

Në përgjigje të këtij mesazhi, Ministri Hoxha shkroi në rrjetin social X:

"Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin evropian."

Sipas Hoxhës, lidhja e fortë, e natyrshme dhe e pazëvendësueshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, përbën një themel të qëndrueshëm për të shtrirë dhe thelluar më tej bashkëpunimin tonë në çdo fushë me interes të përbashkët.

Postimi i plotë:

Faleminderit, Ministër @KonjufcaGlauk, për urimet dhe për mesazhin e ngrohtë.

#Shqipëria dhe #Kosova ndajnë vëllazërinë e përkatësisë kombëtare, gjuhës, historisë dhe identitetit.

Kjo lidhje e fortë, e natyrshme dhe e pazëvendësueshme përbën një themel të qëndrueshëm për të shtrirë dhe thelluar më tej bashkëpunimin tonë në çdo fushë me interes të përbashkët.

Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë #evropian.

Link:

https://x.com/hoxhafer/status/2030362366441889832?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 07, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 07, 2026 at 20:59 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]