Ministry of Health - Republic of Albania

12/18/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/18/2025 08:17

Miratohet në Kuvend projektligji i ri “Për kujdesin alternativ në familje”, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Miratohet në Kuvend projektligji i ri "Për kujdesin alternativ në familje", një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve

18 Dhjetor 2025

Newsroom

Miratohet në Kuvend projektligji i ri "Për kujdesin alternativ në familje", një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve

18 Dhjetor 2025

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektligjin e ri "Për kujdesin alternativ në familje", një nismë e rëndësishme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, që forcon mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe garanton rritjen e tyre në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe sa më pranë familjes, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre emocional, social, arsimor dhe në mundësinë për të patur një jetë të shëndetshme dhe të barabartë.

Kjo nismë e MSHMS-së krijon një kuadër ligjor të posaçëm dhe të unifikuar për kujdestarinë alternative në familje dhe vendos në qendër interesin më të lartë të fëmijës dhe nevojat e tij. Projektligji i dedikuar për kujdestarinë në familje jo vetëm përmirëson kuadrin ekzistues, por gjithashtu është i harmonizuar me legjislacionin kombëtar, përfshirë Kodin e Familjes, Ligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe legjislacionin për qeverisjen vendore.

Ky projektligj reflekton standardet ndëkombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në zbatimin e të drejtave të fëmijëve, Konventën e OKB-së për të drejtat e Fëmijë, Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Kujdesin Alternativ, standardet e vendeve të Bashkimit Europian dhe angazhimet tona në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim -Asocimit, të cilat kërkojnë qartazi që çdo fëmijë të rritet në një mjedis familjar sa herë që kjo është e mundur.

Projektligji i ri "Për kujdesin alternativ në familje" parashikon ofrimin e kujdesit për fëmijët nga familje të trajnuara, të certifikuara dhe të specializuara, si dhe procedura të qarta e të detajuara për vendosjen e fëmijëve në kujdestari. Procesi mbështetet në vlerësim multidisiplinar, plane individuale kujdesi, vendimmarrje gjyqësore dhe administrative, rivlerësim periodik të mirëqenies së fëmijës, përshtatshmërisë dhe deri të përfundimi i kujdestarisë.

Një risi e rëndësishme është digjitalizimi i sistemit të kujdesit alternativ, që garanton transparencë, gjurmueshmëri dhe raportim të qëndrueshëm, duke siguruar që çdo vendim të jetë pjesë e një sistemi të integruar informacioni.

Nëpërmjet tij qartësohen gjithashtu rolet institucionale, duke fuqizuar bashkitë dhe Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijës, Shërbimin Social Shtetëror dhe Inspektoratin e Shërbimeve Sociale, me qëllim garantimin e standardeve të larta dhe cilësisë së kujdesit.

Miratimi i këtij projektligji shënon një hap vendimtar drejt ndërtimit të një sistemi më njerëzor, më të drejtë dhe më efikas për mbrojtjen e fëmijëve, duke vendosur familjen në qendër të kujdesit alternativ dhe të së ardhmes së tyre.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ministry of Health - Republic of Albania published this content on December 18, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on December 18, 2025 at 14:17 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]