01/15/2026 | Press release | Distributed by Public on 01/16/2026 05:34
Sot kujtojmë masakrën e Reçakut dhe përulemi me nderim para martirëve të saj, civilëve të pafajshëm që u vranë mizorisht.
Reçaku i tregoi botës të vërtetën e dhimbshme për krimet që po kryheshin në Kosovë dhe tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare me mizorinë e paimagjinueshme.
E vërteta e Reçakut u bë katalizator i proceseve që çuan në ndërhyrjen e NATO-s dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe shtetit të pavarur të Kosovës, një fitore e drejtësisë mbi barbarinë.
Pavarësisht viteve që kalojnë, Reçaku mbetet një kujtesë e përhershme: krimet nuk mund të fshihen, drejtësia është një detyrim historik dhe moral, dhe memoria e viktimave duhet të nderohet përjetësisht, për të mos lejuar kurrë harrimin.
Duke kujtuar Reçakun, ne mbajmë gjallë të vërtetën dhe shprehim mirënjohje të përhershme për SHBA-të, aleatin më të madh të shqiptarëve dhe mbështetësin kryesor të lirisë, dinjitetit dhe sovranitetit të Kosovës.