Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/14/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/15/2026 07:54

Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën: Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger.

Spiropali deklaron se në takimin me dy zyrtarët e lartë u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë.

"U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë", shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Mynih | Me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë.

#MunichSecurityConference

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 14, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 15, 2026 at 13:54 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]