Ministry of Defence - Republic of Albania

12/24/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/24/2025 02:53

Shqipëria pajiset me sistemin raketor “Javelin”, ministri Vengu: Forcohen ndjeshëm aftësitë mbrojtëse

Shqipëria pajiset me sistemin raketor "Javelin", ministri Vengu: Forcohen ndjeshëm aftësitë mbrojtëse

e mërkurë, 24 dhjetor 2025 09:40

Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundërtank "Javelin", një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

[Link]

Sipas ministrit Vengu, pajisja e Forcave të Armatosura Shqiptare me sistemin "Javelin" përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në përmbushjen e objektivave të modernizimit të ushtrisë.

"Ardhja e sistemeve , falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare", - u shpreh ministri i Mbrojtjes.

[Link]

Sistemi "Javelin" konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.

"Javelin" është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake.

Shqipëria e ka porositur sistemin "Javelin" në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales - FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO-s.
[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on December 24, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on December 24, 2025 at 08:53 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]