Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/03/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/03/2025 02:50

Forumi Strategjik i Bled, Ministri Hasani: “Shqipëria po vendos të rinjtë në qendër të procesit të integrimit evropian” Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit[...]

Bled, Slloveni, 2 Shtator 2025 - Në kuadër të Forumit Strategjik të Bled, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bashkë me homologë të rajonit diskutuan rreth temës "Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim".

Në fokus të këtij paneli ishte nevoja për fuqizimin e të rinjve në rajon në procesin e integrimit evropian dhe për t'i bërë pjesë aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

Në fjalën e tij, Ministri Hasani nënvizoi se: "Rinia është motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Përfshirja e saj në procesin e integrimit evropian është e pazëvendësueshme." Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria po vendos të rinjtë në qendër të procesit të integrimit, përmes nismave që forcojnë rolin e tyre si kontribues aktivë për të ardhmen e përbashkët evropiane të rajonit.

Më herët sot dhe me ftesë të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, Ministri Hasani u takua me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të cilët diskutuan rreth integrimit në BE, sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit ekonomik. "Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar, por dhe një domosdoshmëri për gjithë rajonin. Përmes bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të BE-së dhe NATO-s, mund të sigurojmë një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të bashkuar dhe me të ardhme evropiane", - është shprehur Ministri Hasani.

Përgjatë dy ditëve të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, Ministri Hasani ka pasur një agjendë të ngjeshur takimesh me homologë dhe partnerë nga bota, si me: Ministrin e Shtetit në Zyrën Federale Gjermane; Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë; Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit; përfaqësues të Këshillit Atlantik; Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë etj.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 03, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 03, 2025 at 08:51 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]