Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/25/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/25/2026 04:11

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi veprimtarinë “Diplomacia Rajonale dhe Faktori Shqiptar në Ballkan: Përmasa Politike, Ekonomike dhe Strategjike”

Tiranë, 25 shkurt 2026 - Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi veprimtarinë "Diplomacia Rajonale dhe Faktori Shqiptar në Ballkan: Përmasa Politike, Ekonomike dhe Strategjike", e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndër-sektorial brenda Ministrisë.

Veprimtaria shërbeu si një platformë strategjike diskutimi mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon rolin e Shqipërisë në arkitekturën rajonale të bashkëpunimit dhe rëndësinë e bashkërendimit institucional me faktorin shqiptar në Ballkan. Diskutimet ndërthurën analizën e zhvillimeve dhe orientimeve strategjike me trajtimin praktik të çështjeve rajonale, duke nxitur përsiatje profesionale dhe shkëmbim përvojash ndërmjet diplomatëve dhe strukturave të Ministrisë.

Ngjarja ndihmoi në forcimin e dialogut institucional dhe bashkërendimin e brendshëm mbi temat kyçe të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, duke përforcuar edhe rolin e diplomacisë ekonomike si instrument për qendrueshmëri dhe integrim rajonal.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme vazhdon të luajë një rol qendror në zhvillimin e dialogut profesional, bashkërendimin ndërinstitucional dhe forcimin e pozicionit të Shqipërisë në proceset integruese europiane dhe euroatlantike.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 25, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 25, 2026 at 10:11 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]